URIM I VEÇANTË MEDIATIK PËR DITËLINDJEN E DEDE EDMOND BRAHIMAJT

63-vjetori i Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Ëngjëll MUSAI
Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mbush 63 vjeç. Kjo është një datë e shënuar për komunitetin bektashian dhe miliona bektashinj në mbarë botën, për klerikët e këtij besimi të paqtë klerikë të besimeve të tjerë, për grupime sociale e faktorë të tjerë shtetërorë e shoqërorë që duan dhe janë angazhuar për dashuri, harmoni dhe paqe universale. Në këtë ditë të shënuar, këtyre urimeve u bashkohet dhe ai i neve, miqve të tij, kolegëve gazetarë, mik i të cilëve ai ka qenë dhe do të mbetet. Në cilësitë e drejtorit të gazetës “Telegraf”, kam kënaqësinë që në emër të gazetarëve të këtij organi e mijëra lexuesve të saj ta uroj: Gëzuar ditëlindjen Dede Edmond Brahimaj, dhe 100 të tjera! E me këtë rast, në respekt e si mik i joni i veçantë, këtë urim po ja përcjellim në këtë speciale në dy faqe të gazetës.