URIME DITËLINDJEN ATË I SHENJTË PAPA FRANÇESK!

Kryegjyshata Botërore Bektashiane i uron Gëzuar ditëlindjen, Atit të Shenjtë Papa Franceskut, mirësia, dashuria, çiltërsia, ndjeshmëria , dhe largëpamësia që Ju karakterizon për një botë më të mirë, mbushur me dashuri e përkushtim , ashtu qoftë jeta juaj i nderuar. Urime Shenjtëri, festofshi dhe gëzofshi shumë e shumë vite i rrethuar me dashuri e mirësi si mbrojtës i të varfërve dhe i dinjitetit tё njeriut, i të drejtave të grave dhe fëmijëve e gjithë personave të pambrojtur.
Jemi me fat e shumë të nderuar që një mik i Shqipërisë e Shqiptarëve që gjithnjë na gjendet afër ngre zërin e përkushtohet edhe për mbrojtjen e të drejtave të popullit tonë.

Urime e bekime Shenjtëri i nderuar!