Urimet në ditëlindjen e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Në ditën e 63-vjetorit të ditëlindjes, të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, më 19 maj 2022, pati urime të shumta nga personalitete, komunitete fetare, klerikë, dipllomat, qeveritarë, akademik, profesorë, besimtarë të shumtë, myhib dhe dashamirës.
Një Urim i veçantë ishte nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama. Vizitorë të shumtë, priti Kryegjyshi, Dede Edmond Brahimaj, në Selinë e Shenjtë në Tiranë, gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, erdhën përfaqësuesit nga Gjyshata e Gjakovës në Kosovë, Tetovës në Maqedoninë e Veriut, si dhe urimet nga gjithë gjyshatat e Shqipërisë  dhe nga bota. Takim urimi, pati edhe me kolektivin e mjekëve të spitalit Kontinental.
Në mbrëmje, me mbylljen e ditës, u organizua falje dhe lutje nga besimtarët bektashianë në Mejdan, si dhe një darkë miqësore e ngrohtë me bashkëbisedim vëllazëror.
"Mesazhi i kësaj dite ishte urimi për një jetë të gjatë, shëndet, mbarësi, suksese në misonin e paqes dhe dashurisë, vëllazërimit në botë."

Përgatiti:
Xhorxhi ÇULLHAI