Shkodër, 20/08/18
Hirësisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj
Vëllezërve dhe motrave Bektashinj
Në emër të besimtarëve katolikë të Arqipeshkvisë së Shkodrës Ju uroj çdo të mirë për festën e ‘ID AL – ADHA , dmth. Kurban-Bajramit.
Festa e sotme kujton provën e fesë që pati Abrahami, i cili për të dëshmuar fenë në Hyjin ishte i gatshëm për të fliuar djalin e tij. Por Hyji e shpërblei duke zvendësuar djalin me një qengj.
Kurbani i vërtetë, si flijmi i Abrahamit, është zbatimi i vullnesës së Zotit, është respekti i të drejtave njërëzore dhe lirisë së fesë, është besimi ndaj tjetrit, si na ka dëshmuar Abrahami, Ati ynë i përbashkët në fe.
Duke ju uruar bekimin e Zotit, pranoni përgëzimet e mia dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Shkodër-Pult.
PËR SHUMË VJET KURBAN BAJRAMIN!
Imzot Angelo MASSAFRA OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult