URIMI I KRYEGJYSHIT BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ PËR 15-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS


Sot është një ngjarje e shënuar në historinë e Kosovës dhe kombit shqiptar, 15-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë përvjetor, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, u ka dërguar mesazhe dhe urimet më të përzemërta krerëve më të lartë dhe gjithë popullit të Kosovës.
“… Urime 15- vjetorin e shpalljes së Pavarsisë, Republikës së Kosovës. Mirënjohje përjetë heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës! Gëzuar! “