Bismilah Rrahman rrahim!
Në emër të Zotit, Mëshiruesit. Mëshirëbërsit!
Të nderuar vëllezër të mij, klerikë myhib dhe dashamirës bektashianë, në çdo vend të botës ku jetoni dhe punoni!
Kaluam së bashku një vit plot punë e sakrifica, plot ngjarje dhe gëzime. Sejcila prej 366 ditëve, pati rëndësinë e vet në kalendarin bektashian. Por sigurisht, ajo që i bashkoi këto ditë, pamvarësisht emocioneve të tyre, ishte fryma e shenjtë e paqes dhe dashurisë, ajo frymë e lindur prej Haxhi Bektash Veliut dhe e transmetuar mrekullisht prej baballarëve dhe dervishëve tanë.
Sa të kemi frymë, të gjithë ne, si një familje, do të përcjellim vetëm paqe e vëllazëri midis njeri-tjetrit, si edhe dashuri të pakufi për Shqipërinë.
Urimet më të mira familjeve të prekura nga tërmeti dhe viti 2020 me shtëpi të reja.
Dëshiroj nga zemra si Kryegjysh Botëror, t`ju uroj gjithë të mirat për vitin 2020 dhe të shfaqni në çdo moment të jetës suaj tiparet më të vyer të tarikatit tonë, brenda familjes së bekuar myslimane.
Paqe dhe mbarësi jet e mot!
KRYEGJYSHIi BOTËROR I BEKTASHINJËVE
HIRËSIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ
Tiranë 31.12. 2019