
Ditën e shtunë, 17 janar 2026, me rastin rastin e 105 vjetorit të Kongresit të Parë Bektashian në teqenë e Prishtës-Skrapar, në Mjediset e Odeonit të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, u zhvillua veprimtaria përkujtimore me temë: “Kongresi i Parë Bektashian i Prishtës në vitin 1921, vlerë e madhe kombëtare”.
Aktiviteti u zhvillua nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj. Në këtë aktivitet merrnin pjesë klerikë baktashian e krerë të besimeve të tjerë fetarë, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, teologë, studjues të fushave të ndryshme, besimtarë e dashamirës të shumtë.
Në ceremoninë zyrtare të kësaj dite, që nisi në orën 17:00, fillimisht, pjesëmarrësit shoqëruan Himnin Kombëtar dhe Himnin Bektashian. Më pas, aktiviteti vazhdoi me përshëndetjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Në vijimsi, u mbajtën dhe dy kumtesa, njëra nga akademiku Beqir Meta dhe tjetra nga Dr. Nezir Bata. Akademik Meta, mbajti kumtesën: “Kongresi Bektashian i Prishtës-fillesë e procesit të kombëtarizimit në Shqipëri”, ndërsa Dr. Bata, mbajti kumtesën, “Kongresi i Parë i Prishtës 1921, një arritje e merituar e bektashinjve në Shqipëri”.
Në mbyllje të aktivitetit, të pranishmit vizituan ekspozitën fotografike për Kongresin e Prishës, përgatitur enkas për këtë prvjetor.
Në përkujtim të kësaj ngjarje të shënuar, po të shtunën, u zhvilluan aktivitete edhe në gjyshatat e tjera bektashiane, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Kongresi i Parë Bektashian, u mbajt në datat 14-17 janar të vitit 1921, në teqenë e Prishtës-Skrapar.
Fotot:
Nuri ÇUMANI



















