Ditën e mërkurë, më 13 shtator 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe përfaqësues të Komuniteteve fetare në Shqipëri, morën pjesë me ftesë të Ambasadores së Shtetit të Izraelit në Shqipëri znj. Galit Peleg, në një pritje festive organizuar nga Ambasada e Izraelit, me rastin e Vitit të Ri Hebre, Rosh Hashanah. Të pranishmit shijuan mjaltin me mollë, traditën e Rosh Hashanah dhe uruan Ambasadoren për një vit të bekuar.