Ditën e sotme, 29 tetor 2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti dhe dha një intervistë për gazetaren korrespondente ndërkombëtare Amanda Coakley nga AlJazeera.
Intervista konsitonte në deklaratën e mikëpritjes, e mirëserdhjes, së shtetasve Afganë, në Shqipëri nga Kryegjyshi, ndër të parët lider të Komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri, që mbështeti qeverinë shqiptare dhe u bëri thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapnin zemrat, e të pranonin për të qëndruar të sigurt në Shqipëri, shtetasit Afganë. Gjatë bisedës u fol edhe për historinë e persekutimit të bektashizmit dhe rolin e këtij tarikati të fesë Islame, si një faktor kyç i harmonisë e tolerancës ndërfetare në Shqipëri, e më gjerë. Ndihmesat humanitare, e përkrahjen e çdo emigranti, e personi, që kërkon sigurim e jetës dhe të mirëqënies familjare, në Shqipëri, bektashizmi do ti ketë dyert të hapura ndaj ketyre personave.