Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj priti në një takim Oficeren e zyrës Politike në Ambasadën Amerikane, znj. Amelia Hintzen, e cila mbulon edhe çështjet e të drejtave të njeriut.
Takimi kishte për qëllim diskutimin e përgjithshëm mbi situatën, sfidat dhe nismat konkrete me qëllim forcimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë.
Znj. Hintzen e përgëzoi Kryegjyshin Botëror për punën dhe angazhimin e deritanishëm, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të garantuar respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut.
Nga ana e Tij, Dede Edmond Brahimaj e falenderoj znj. Hintzen për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej partneritetin me qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Znj. Hintzen vlerësoi përpjekjet e Kryegjyshates Botërore dhe shprehu angazhimin e Ambasadës Amerikane për të mbështetur iniciativat dhe projektet që synojnë përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në vend.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ