Ditën e sotme, Kryegjyshi Botëror Bektashian priti në një takim të veçantë Dr. Christian Steiner, i cili është që nga shtatori 2019, Shefi i Misionit në Ambasadën Austriake në Tiranë.
Më herët, nga fundi i vitit 2016 deri në pranverën e vitit 2019, ai ka drejtuar Sekretariatin Ekzekutiv të Presidencës Austriake të BE-së për vitin 2018 në Vjenë. Në misionet diplomatike jashtë vendit, ai ka qënë zv. Ambasador i Ambasadave Austriake në Damask, Ankara dhe Pekin. Në Ministrinë Federale të Rep. së Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme ai ka mbajtur disa funksione në departamentet përgjegjëse për çështjet e BE-së, ndër të tjera, në vitet 2013 - 2016 si Drejtor i Njësisë së Buxhetit, Financave dhe Çështjeve Monetare të BE-së dhe në vitet 2003 - 2004 si Drejtor i Njësisë për marrëdhëniet e BE-së me Shtetet e Ballkanit Perëndimor. Karriera e tij diplomatike filloi si Attaché në Ambasadën Austriake Tiranë në vitet 1996 - 1997. Christian Steiner ka studiuar Shkenca Ekonomike dhe Sociale në Universitetin e Ekonomik të Vjenës.