Vizita e Drejtorit të Institutit “Junus Emre”, në Tiranë, z. Omer Osman Demirbas në Kryegjshatën Botërore Bektashiane.

Drejtori i Institutit “Junus Emre”, në Tiranë,  z. Omer Osman Demirbas, zhvilloi ditën e sotme, më datë 28 maj 2021, ora 10.00, në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë, një vizitë të veçantë, ku u prit dhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Kryegjyshi e njohu z. Omer, me historinë tetëqindvjeçare të besimit të paqtë bektashian, rolin e klerikëve të këtij besimi, realitetet me të cilat përballemi, arritjet dhe synimet në të ardhmen, në përhapjen e këtij besimi në hapësirat mbarëshqiptare e më gjerë, në misionin për forcimin e besimit në Zot, për më shumë paqe, dashuri e mirësi.
Nga ana e tij, Z. Omer Osman Demirbas, gjatë këtij takimi, pasi bëri edhe një vizitë në mjediset e qendrës multifuksionale Fetare-Kulturore, Odeonit, ku u njoh nga afër me muzeun bektashian, bibliotekën, fonotekën, galerinë etj, u impresionua nga sa pa dhe u informua, duke shprehur njëkohësisht një vlerësim dhe mirënjohje, për misionin, përpjekjet e besimit bektashian dhe punën e bërë deri më tani.
Në fund, ai e përgëzoj dhe i uroi Kryegjyshit Botëror, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, jetë sa më të gjatë në këtë rrugëtim dhe detyrë të Shenjtë.