Ditën e sotme, në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj priti në një takim të veçantë Kryepeshkopin e Palermos, Don Corrado Lorefice.
Kryepeshkopi shoqërohej në këtë takim nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë - Durrësit Shkelqësia e Tij Imzot George Frendo dhe nga një delegacion i veçantë.