Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në një takim Kryetarin e Bashkisë Memaliaj, z. Albert Malaj.
Kyegjyshi e falënderoi z. Malaj për vizitën dhe e njohu shkurtimisht me historikun, Kryfaltoren, Muzeun, Departamentet, aktivitetin dhe rolin e Kryegjyshatës dhe Komunitetit Bektashi në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
Kryetari Malaj u impresionua nga sa pa dhe u informua, duke shprehur njëkohësisht dhe vlerësimin për misionin dhe përpjekjet e besimit bektashian dhe në veçanti të Kryegjyshit Botëror, Dede Edmond Brahimaj, në të mirë të forcimit të paqes, dashurisë njerëzore, harmonisë fetare dhe besimit në Zot si dhe për punën dhe angazhimin e treguar në raport edhe me bashkësitë e tjera fetare, duke i uruar suksese në përmbushjen e këtij misioni të shenjtë.