Ditën e sotme, 28 mars 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në takim një delegacion izraelit të udhëhequr nga Zevendes Ambasadori i Izraelit, me diplomat kursantë të Izraelit.
Gjatë kësaj vizite, Kryegjyshi Botëror i bëri edhe një vizitë në mjediset e Odeonit (qendër fetare-kulturore), ku i njohi nga afër me muzeun e bektashizmit, bibliotekën, arkivin, fototekën/fonotekën, galerinë etj. si dhe me historinë 800 vjeçare të Bektashizmit, përmes veprave të ruajtura në muze dhe në bibliotekë.
Drejtuesit e delegacionit pasi shprehën falënderimet për pritjen, vlerësuan lart kontributin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si në kontekst të harmonisë fetare, dialogut ndërfetar, ashtu edhe sfidat e lirisë së besimit dhe të fesë, gjë e cila, kanë vënë theksin ata, mund të merret edhe si model nga shumë vende të Europës.