NJË GRUP PROTESTANTËSH ITALIANË, VIZITË NË SELINË E SHENJTË BEKTASHIANE

Ditën e djeshme, më datë 6 tetor 2022, një grup protestantësh italian, zhvilluan një vizitë të organizuar në Odeonin Bektashian, të Selisë së Shenjtë Bektashiane, në Tiranë. Gjatë kësaj vizite ata u pritën gjithashtu, edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Fillimisht, ata vizituan ambientet e Selisë së Shenjtë, Odeonin, Muzeu i Bektashizmit, Bibliotekën, dhe mjedise të tjera, ku specialistët e Muzeut, iu shpjeguan dhe iu përgjigjën me detaje interesit të tyre.
Në vazhdim, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i priti me ngrohtësinë dhe respekt miqtë. Në bisedë, u shkëmbyen mendime për probleme të  ndryshme, në një atmosferë ku miqtë  i ndjenë si në shtëpinë e tyre. Kryegjyshi, u dha mesazhe që të duam njëri-tjetrin, të forcojnë dashurinë dhe vëllazërinë, pavarësish bindjeve që ka secili. Miqtë, i shprehën Kryegjyshit, mirënjohje të thellë për këtë pritje plot dashuri dhe respekt.
Në bashkëbisedimin e ndërsjellët me mysafirët, u theksua angazhimi për rritjen e mëtejshme të mardhënieve të përbashkëta bashkëpunuese.

Përgatiti:
Xhorxhin ÇULLHAJ

Fotot (N. ÇUMANI)