Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj priti në një takim të veçantë, Prof. Dr. Stefan Troebst, historian dhe sllavist dhe që nga viti 1999 profesor i Historisë Kulturore të Evropës Lindore në Universitetin e Leipzig-ut, si dhe bashkëdrejtor i Institutit të Studimeve Globale dhe Evropiane të Universitetit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës së Leipzigut për Historinë dhe Kulturën e Lindjes. -Evropa Qendrore (GWZO).
Gjate takimit, Kryegjyshi e njohu nga afër mysafirin mbi bektashizmin, roli i tij universal në këta 8 shekuj dhe si dhe aktivitetin e Qendrës Botërore Bektashiane, me qendër në Shqipëri. Dede Edmond Brahimaj shtoi se Qendra Botërore Bektashiane, luan një rol të veçantë për tolerancën dhe harmonin fetare, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Në marrëdhëniet e saj ndërfetare, ajo bashkërendon dhe jep mesazhin e qartë për bashkëveprim dhe përpjekjet për një paqe globale.