VIZITA E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË NAPOLIT, L`ORIENTALE, NË SELINË E SHENJTË BEKTASHIANE

Pasditen e 16.03.2023, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në Selinë e Shenjtë, Rektorin e Universitetit Napolit L`Orientale, prof. Dr. Roberto Tottoli, anëtar korrespondent i Akademis dei Lincei. Ai ishte i shoqëruar me stafin e tij dhe përfaqësuesin e Akademisë Shekencave të Republikës së Shqipërisë, akademikun Gëzim Hoxha. Dede Edmond Brahimaj, i rezervoi mikut të nderuar një pritje të përzemërt. Diskutimi i tyre u përqendrua rreth temave, për njohjen sa më thellë të librit të Shenjtë, Kuranin. Kryegjyshi e njohu nga afër mysafirin mbi bektashizmin, roli i tij universal në këta 8 shekuj dhe si dhe aktivitetin e Qendrës Botërore Bektashiane, me qendër në Shqipëri. Dede Edmond Brahimaj shtoi se Qendra Botërore Bektashiane, luan një rol të veçantë për tolerancën dhe harmonin fetare, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Në marrëdhëniet e saj ndërfetare, ajo bashkërendon dhe jep mesazhin e qartë për bashkëveprim dhe përpjekjet për një paqe globale. Mbresëlënës ishte vizita e rektorit, z. Roberto Tottoli, në Muzeun e Bektashizmit, Arkivin, Bibliotekën dhe mjediset e Odeonit. Ai la shënimet e tij në librin e përshtypjeve. Në këtë vizitë, miku i nderuar, u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Nuri Çuni.
Para vizitës në Selinë e Shenjtë Bektashiane, Dr. Roberto Toçoli, ishte në një auditor të zgjedhur në sallën “Aleks Buda” të Akademisë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ku mbajti ligjëratën “Kurani, Shkrimi i Shenjtë në Islam dhe Islami në Europë“, ligjëratë që u ndoq me interes të veçantë.