Ylli Ndroqi, një biznesmen shqiptar në fushën e medias dhe investimeve të ndryshme në infrastrukturë dhe import-eksport, themelues dhe drejtues i disa prej kompanive në Shqipëri zhvilloj një vizitë të veçantë në Krygjyshatën Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë ku u prit nga Kryegjyshi Botëror Hitësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Ndroqi është një zë i njohur në fushën e diplomacisë së Konsujve të Nderit dhe president i grupit mediatik Yldon Media, që përfshin dy televizione kombëtare, RTV Ora News dhe Channel 1, si dhe një radio informative.