Vizita në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane e piktorit te shquar Omer Kaleshi.

Omer Kaleshi ka lindur në vitin 1932 në Kërçovë të Maqedonisë. Ai është nga piktorët modern shqiptar, i njohur në botë. Si piktor Kaleshi është formuar në Stamboll. Karakteristikë e pikturave te tij epike, që janë pelqyer kudo ku janë çelur ekspozitat e tij, jane kokat e fshatarve të vendlindjes së tij. Piktura e tij ka shumë nga bota e madhe shqiptare, nga dramat dhe tragjeditë e saj, nga eposi dhe lirika shqiptare.
Omer Kaleshi ka çelur ekspozita, që janë pritur shumë mirë nga vizitorët dhe rrethet kulturore-artistike në shumë galeri të njohura të botës, si në Stamboll, Romë, Vjenë, Londër, Beograd apo Hagë.
Në vitin 1956 ai shperngulet dhe vendoset në Paris, ku vazhdon krijimtarinë e tij të suksesshme. Në vitin 2015 Ismail Kadare ka botuar librin “Arti si mëkat” mbi pikturat e Kaleshit.
Në datën 18 Maj 2018 ky piktor i madhë vizitoi Selinë e Shenjtë te Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Ketu ai u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj dhe vizitoi Qendrën Fetaro-Kulturore, përurur më 7 shtator të vitit 2015. Në fund të kësaj vizite ai shprehu konsideratën më të lartë jo vetëm për Selinë e Shenjtë dhe kontributin e saj për harmoninë fetare në Shqipëri e në botë, por edhe për mbajtjen gjallë të bektashizmit, nëpërmjet veprimtarive të shumta brenda dhe jashtë vendit. Ai vleresoi kontributin e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj për ngritjen e Qendrës Fetaro-Kulturore, ku përfshihet Faltorja, Muzeumi i Bektashizmit, Arkivi i Bektashizmit, Biblioteka dhe Fonoteka/Fototeka.Gjithashtu ai vleresoi lartë edhe figurën e Dede Reshat Bardhit, të cilin e ka takuar disa herë.
Në fondet e arkivit të muzeut të bektashizmit ruhet nje pikturë e Omer Kaleshit “Dervishi”.
Vizita e këtij personaliteti të madh, të pikturës shqiptare e botërore, përbën një ngajrje shumë të rëndësishme për Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.