Vizitë e ish-Eurodeputetit Gjerman z. Josef Weidenholzer në Selinë e Shenjtë

 

Ditën e martë, më datë 9 nëntor 2021, ish-Eurodeputetit Gjerman z. Josef Weidenholzer vizitoi Selinë e Shenjtë Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Kjo ishte një vizitë kortezie, në kuadër të bashkëpunimit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me Parlamentin europian për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit bektashi, në Maqedoni, Shqiëeri dhe kudo në Europë. Takimi miqësor u zhvillua për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm për demokracinë dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut, siç është ajo e besimit në fe.