Vizitë e veçantë e Kryegjyshit Botëror, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në Qerbela, Irak!

Autoriteti më i Lartë Fetarë i Shiave në botë - Sejid, Hysejn EL SADER

Në datat, 10-14 Prill 2019, Hirësia e Tij e Lartë, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilloi një vizitë të veçantë në Qebela, Irak.
Këtu, në datën: 10 tetor 680, pas Krishtit, u zhvillua beteja e Qerbelasë ku ranë 72 dëshmorë, me në krye Imam Hysenin.
Gjatë kësaj vizite, Kryegjyshi Botëror, u takua me personalitet më të lartë Fetarë, Politikë dhe Kulturor në vend, si:  Sejid, Hysejn EL SADER (Autoriteti më i Lartë Fetarë i Shiave në botë ), Hysein a.s Mehdi Kerrbelqi (Imami i Xhamisë), Dr. Xhabir Zubejdi (Ish. Ministri i Brendëshëm, Ekonomisë, Jashtëm), Dr. Adnan Shahmani (Deputet, Kryetarë Komisioni i Sigurisë Kombëtare Irak) etj...
Gjithashtu mbajti disa fjalime, në të cilat theksoj dhe kujtoi ngjarjet e kaluara si dhe gjendjen, zhvillimin dhe sfidat e Bektashizmit në ditët e sotme. Në mbyllje,  Kryegjyshi i ftoi të pranishmit për bashkëpunime të mëtejshme dhe vizita në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe në Shqipëri. 

Imami i Xhamisë - Hyseinit a.s Mehdi Kerrbelqi
Ish. Ministri i Brendëshëm, Ekonomisë, Jashtëm - Dr. Xhabir Zubejdi
Deputet, Kryetarë Komisioni i Sigurisë Kombëtare Irak - Dr. Adnan Shahmani