ZHVILLOHEN RITET E 7 DITËVE TË PËRCJELLJES NGA KJO JETË, E BABA HEKURAN NIKOLLARIT

Ritet e 7 ditëve të përcjelljes nga kjo jetë të baba Hekuran Nikollarit, mblodhën në teqenë e njohur të Alipostivanit, Përmet të enjten më 13 shkurt 2025, klerikë e besimtarë të shumtë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova nga Selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe nga gjyshata e grupe besimtarësh bektashianë, nga vende të ndryshme evropiane e më gjërë. Ndodheshin gjithashtu dhe drejtues e përfaqësues të institucioneve vendore, përfaqësues të besimeve të tjerë fetare e dashamirës së klerikut të ndarë nga jeta. Ritet e kësaj dite u drejtuan nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.