ZHVILLOHET CEREMONIA TRADICIONALE E ASHURES NË TEQENË E SARISALLTIKUT, VLORË

Ditën e dielë, 28 korrik 2024, Kryegjyshata Botërore dhe Gjyshata e Krujës, nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili drejtoi edhe ritet e kësaj feste, zhvilluan ceremoninë tradicionale të ashures.
Ishin të pranishëm gjithashtu dhe, Sheh Bujar Horasani, Kryetar i Tarikatit Kadri; Sheh Qemaludin Reka, Kryetar i Tarikatit Rufai, përfaqesues vendor, klerikë, besimtarë dhe dashamirës të shumtë të bektashizmit.