Më 18 janar 2022, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të besimeve fetare, nga Bashkia e Tiranës, u organizua një event me vizitën e besimtarëve dhe klerikëve të Komuniteteve zyrtare të Shqipërisë Komunitetit Mysliman, Kishës Orthodokse Autoqefale, Kisha Katolike e Shqipërisë , Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në sejcilin prej objekteve të kultit të ndodhura në Tiranë.
Qëllimi i këtij eventi ishte njohja me një historik të shkurtër të udhëtimit të besimeve në Tiranë dhe Shqipëri. Kontributi i besimeve fetare dhe detaje historike mbi objektet e kultit, personalitete të shquara nga komunitetet fetare.
Në këtë event u vizitua dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ku Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i mirëpriti të rinjtë dhe klerikët e besimeve të ndryshme në ambientet e Odeonit duke i njohur me historinë 800 vjeçare të Bektashizmit, rolin e Kryegjyshatës, bashkëjetesa dhe harmonia midis besimeve fetare, sakrificat e panumërta të klerikëve bektashinj, kontributin e tyre për liri e pavarësi si edhe urtësinë për t’iu afruar me devocion Krijuesit. Puna në fuksionin e Muzeut të Bektashiazmit, Biblioteskës, Arkivit dhe hulumtime në dokumente në Arkiva në Shqipëri dhe në botë, për të nxjerrë më tej kontributin e bektashizmin në shoqëri, si pasuri e njerëzimit.