ZHVILLOHET KONFERENCA, “KULTURA MIDIS BASHKËSIVE FETARE”

Ditën e premte, më 16 dhjetor 2022, në kuadër të projektit të mbështetur nga Bashkimi Europian, INTERFIDE-CRT (Nxitja e dialogut ndërfetar dhe rritja e turizmit fetar ndërkufitar) që po realizohet në Shqipëri, Itali dhe Malin e Zi, në ambientet e ‘Hotel Tirana’, u zhvillua konferenca, “Kultura midis bashkësive fetare”.
Në këtë konferencë, morën pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj,  personalitete të larë fetare nga Italia dhe Mali i Zi, autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të institucionit që po realizon këtë projekt të rëndësishëm dhe të ftuar të tjerë.
INTERFIDE-CRT është përpjekja e parë e strukturuar për të zhvilluar një kuadër operativ për rritjen e potencialit turistik të përvojave ndërfetare në Shqipëri, Itali dhe Mal të Zi, duke mbështetur bashkëpunimin e vlefshëm midis aktorëve të sektorit dhe autoriteteve fetare.  Falë një qasjeje me shumë aktorë, projekti do të ketë rezultate të prekshme nga pikëpamja ekonomike dhe do të përmirësojë vlerat thelbësore evropiane të tolerancës, dialogut dhe gjithëpërfshirje.