ZHVILLOHET NË LUSHNJE VEPRIMTARIA SPORTIVE BEKTASHIANE ‘KUPA PASARDHËSI-2025’

 

U zhvillua të dielën (18 maj 2025) në qytetin e Lushnjës veprimtaria sportive bektashiane “Kupa Pasardhësi-2025’. Ky aktivitet i përvitshëm tradicional, u organizua me rastin e 66-vjetorit të ditëlindjes së Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj. Kujtim Baze, organizatori i këtij aktiviteti, çeli veprimtarinë sportive prezantoi ekipet pjesëmarrës” “Tomorri”-Berat, “Frashëri”- Fier, “Ylberi”-Lushnjë, “Akademia Idajet Baze” – Dushk, “Arnisa”-Lushnjë.
Në emër të Dede Edmond Brahimajt, i përshëndeti garuesit, Nuri Çuni, Sekretar i Përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Gara, midis ekipeve, pati shumë rivalitet dhe u ndoq nga shumë pjesëmarrës të shumtë që kishin ardhur për të ndjekur aktivitetin në fushën sportive të futbollit të Kishës Katolike. Fitues u shpall ekipi ‘Arnisa’-Lushnje, të cilit iu dha dhe medalja e kupa e aktivitetit dhe mirënjohja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj. Dhe për ekipet e tjera që zunë vende nderi, përkatësisht: ekipi i Tomorrit të Beratit, me trajner Bledar Fetahu; ekipi ‘Ylberi’-Lushnje, me trajner Indrit Qerimi; ‘Arnisa’-Lushnje me trajner Erion Iliazi; Akademia ‘’Idajet Baze’, me trainer Orgest Baze; ‘Frashëri’, me trainer Viktor Gjyla, u dha certifikata e firmosur nga Dede Edmond Brahimaj, me motivacionin, “Frymëzues e përhapësi i edukimit sportive të rinisë me vlerat e moralit shoqëror të Urdhrit Bektashian”.
Në këtë ceremoni, ishte e përshëndeti dhe deputeti i sapo zgjedhur i Lushnjës, Altin Haxhiu.

Përgatiti: Kristian Muça