ZHVILLOHET PELEGRINAZHI NË TEQENË E BRERIMËS, GJERBËS-SKRAPAR

Që në orët e para të ditës së enjte, 4 korrik 2024, besimtarë bektashianë e dashamirës të shumtë të zonës së Gjerbësit, fshatrat për rreth, nga Skrapari e nga rrethe të tjerë të Shqipërisë, udhëtuan drejt teqesë së njohur të Baba Xhaferrit në Gjerbës të Skraparit, për të kryer ritet e pelegrinazhit tradicional vjetor. Mes tyre kishte dhe shumë vendas me banime në qytete të tjerë të vendit e deri nga emigracioni.
Ceremonia tradicionale, filloi në orën 10:00, ku përshëndetjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, ua përcolli besimatrëve, dervish Hasan Carkanji. Dervish Hasani, bashkë me dervish Xhelalin, drejtuan dhe ritet e këtij pelegrinazhi.
Nëpërmjet riteve, duke u bashkëbiseduar me njeri-tjetrin, pasuar dhe me një drekë të përbashkët, me adhurimin e pakufishëm për të Madhin Zot, besimtarët, deri vonë, kaluan një ditë të bukur, u mbushën me shpresë e besim për të ardhmen.