Më 18 janar 2021, u organizua takimi me rastin e Ditës ndërkombëtare të besimeve fetare nga Bashkia e Tiranës.
Mori pjesë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përfaqësues të komuniteteve fetare, Myftiu i Tiranës z. Lauren Luli, At Emanueli, Kisha ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, znj. Nevila Nika-historiane dhe Nuri Çuni nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
Fjala e çeljes u bë nga Drejtor i Përgjithshëm i Promovimit të Qytetit znj. Julinda Dhame, përshëndet zvëvendës Kryetari i Bashkisë Tiranës z. Andi Seferi. Prezantohen pjesëmarrësit.
Qëllimi i këtij takimi ishte për një historik të shkurtër të udhëtimit të besimeve në Tiranë dhe Shqipëri. Kontributi i besimeve fetare dhe detaje historike mbi objektet e kultit, personalitete të shquara nga komunitetet fetare. Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili u ndal për udhëtimin e e tarikatit bektashian 800 vjeçarë dhe roli i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, bashkëjetesa dhe harmonia midis besimeve fetare. Folën për historikun e Komunitetit Mysliman dhe Ortodoks z. Lauren Luli dhe At Emanueli, më pas historiania e njohur Nevila Nika. Në fund z. Nuri Çuni, u ndal në disa detaje të tarikatit bektashian në gjurmimin dhe idetifikimin e teqeve dhe tyrbeve e Vendeve të Mira, në Tiranë dhe Shqipëri. Roli që luan sot Kryegjyshata Botërore Bektashiane në bashkëjetesën dhe harmoninë fetare dhe puna në fuksionin e Muzeut të Bektashiazmit, Biblioteskës, Arkivit dhe hulumtime në dokumente në Arkiva në Shqipëri dhe në botë, për të nxjerrë më tej kontributin e bektashizmin në shoqëri, si pasuri e njerëzimit.
Si konkluzion, u theksua për përgatitjen e një Guide të përbashkët e komuniteteve fetare në Tiranë, e pasqyruar me dokumente, foto, histori, e cila të shërbej edhe për turizmin fetar. Gjithashtu të synohet për një “Muze” i Komuniteteve Fetarë në Tiranë.
Sekretari i Përgjithshëm
Nuri Çuni