OKB-ja e ka shpallur 15 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm anë e kënd botës.
Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.
Tema e këtij viti në nivel global është “Familjet dhe shoqëritë gjithëpërfshirëse”, që do të shqyrtojnë rolin e familjeve dhe politikave familjare në avancimin e objektivit të 16-të OKB-së.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane është mbështetëse e familjes, e mardhënieve paqësore midis anëtarëve të saj, e barazisë profesionale dhe në të drejta midis bashkëshortëve , përkushtimit prindëror ndaj fëmijëve. Një mardhënie e paqtë midis burrit dhe gruas e dashamirësi me anë të edukatës familjare krijon një shoqëri me vlera morale të larta, një shoqëri më të mirë e gjenerata me vlera të lartësuara.
Kjo ditë është një këmbanë uniteti e bashkimi midis anëtarëve të familjes , e dashurisë e mirësisë dhe vijimësisë së mardhënieve të shëndetshme për një zhvillim të qëndrueshëm e shoqëri gjithëpërfshirëse.
Besimi në Zot dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane e vlerësojnë familjen , e lartësojnë rolin e saj në shoqëri dhe promovon vlera të shëndetshme për një zhvillim të qëndrueshëm.
Urimet më të mira e bekime në këtë ditë të begatë për familjet anë e kënd botës!