SOT, DITË PELEGRINAZHI DHE CEREMONIA PËRKUJTIMORE NË NDER TË KLERIKUT, SHENJTORIT BABA RUSHIT TOLLËS, NË STRIKÇAN-BULQIZË

Ditën e shtunë, më 20 prill 2024, në tyrben e Baba Rushit Tolles, në Strikçan-Bulqizë u zhvillua pelegrinazhi dhe një ceremoni përkujtimore në nder të këtij shenjtori të madh të bektashizmës.
Në këtë ditë të shënuar, mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, klerikë dhe shumë besimtarë të tjerë të ardhur nga zona të ndryshme të Bulqizës e më gjerë.
Në fjalën e Tij, Dede Edmond Brahimaj pasi përshëndeti të pranishmit, u ndal te figura dhe roli i Baba Rushit Tolles dhe gjithë klerikëve Bektashianë që kanë krintribuar në këtë trevë e më gjerë.
“Duke përkujtuar në këtë ditë, ne vlerësojmë kontributin e madh të tij, si klerik, në forcimin e besimit tonë të paqtë bektashian, në Shqipëri e kudo në botë, ku punojnë e jetojnë besimtarë bektashian.
Prandaj, në këtë ditë të shënuar, ju përcjellë urimet dhe shpresë në çdo teqe bektashiane, anë e kënd botës, kudo ku vëllazëria jonë bashkon shpirtra njerëzish në udhë të Zotit. Amin!… ” – pohon ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror Bektashian.