
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me rastin e ditës së Fitër Bajramit, ditë që vjen pas muajit të Ramazanit, muajit të veçantë për myslimanët, muajit të sakrificës, dashurisë për Allahun, vëllazërisë e bashkimit, dha ndihma ushqimore për të moshuarit. Ndihma në pako ushqimore, iu dhanë, “Shoqata Kombëtare, Shpresë për të Verbrit “, ”Shoqatës Kombëtare e Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë” etj.
Këto ndihma u dhuruan gjatë ditëve që shkuan dhe ditën e Fitër Bajramit.


