KRYEGJYSHI BOTËROR DEDE EDMOND BRAHIMAJ, PRET BESIMTARË, PERSONALITETE DHE DASHAMIRËS TË LARTË SHTETËRORË

Paraditen e së premtes, 20 mars 2026, Festimi i Fiter Bajramit, ashtu si në traditë, solli në Selinë e Shenjtë Botërore Bektashiane në Tiranë, qindra besimtarë; personalitete të larta shtetërorë, drejtues vendor, ambasadorë, klerikë bektashianë e drejtues të besimeve të ndryshëm fetarë, teologë, historianë e studiues, besimtarë dhe dashamirës të shumtë. Njëkohësisht, Selinë e Shenjtë Bektashiane, e vizituan këtë ditë për urim dhe besimtarë e dashamirës nga Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, deri dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shtete të ndryshme të Europës etj…

Ata u pritën nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj. Vizitat dhe ritet e kësaj dite, nisën në orën 10:00 e vazhduan deri vonë.

Mes personaliteteve që vizituan Shenjtë Bektashiane ishin dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë; Ambasadorja e Izraelit; Ambasadori i Sllovakisë; Ambasadori Bullgarisë; Ambasadori i Vatikanit; përfaqësues nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut; Ambasadori i Serbisë; përfaqësues të Partisë së Lirisë; Ambasadori i Libisë; Monsinjor Arjan Doda, Kisha Katolike; nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli; Kryepeshkopi Joan; Kryetari i Komitetit të Kulteve; Ambasadori i Ukrainës etj…

Fotot: Nuri ÇUMANI