KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE MERR PJESË NË PRITJEN E KONSULLIT TË GREQISË NË KORÇË

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mori pjesë në pritjen e Konsullit të Greqisë në Korçë

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë, Dr. Asterios Bouzias, në kuadër të aktiviteteteve për festimin e Përvjetorit të Festës Kombëtare të 25 Marsit 1821.

Ngjarja u zhvillua të shtunën, më 28 mars 2026, në orën 12:00, tek Grand Hotel Palace, Korçë.

Takimi nënvizoi rëndësinë e dialogut kulturor dhe historik ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, duke forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis komuniteteve.