
Kryegjyshata Botërore Bektashiane i përcjell urimet më të përzemërta Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, popullit amerikan dhe të gjithë miqve të Shteteve të Bashkuara, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.
Në këtë përvjetor të veçantë, që shënon 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehim respektin dhe vlerësimin tonë për idealet universale të lirisë, demokracisë, paqes dhe dinjitetit njerëzor, të cilat kanë frymëzuar breza të tërë dhe vazhdojnë të jenë një udhërrëfyes për mbarë botën.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për paqen, lirinë, dialogun ndërfetar dhe zhvillimin demokratik.
Duke uruar që kjo miqësi e çmuar të forcohet edhe më tej, i urojmë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe mbarë popullit amerikan një festë të gëzuar, me dëshirën për paqe, begati dhe suksese të mëtejshme.
Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
