
Duke iu referuar postimit të publikuar nga Dioqeza e Rrëshenit, po ndajmë disa momente nga takimi i zhvilluar më 31 korrik 2026 në Mirditë, ku Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, u takua me Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani) dhe imzot Gjergj Metën, ipeshkëv i Rrëshenit e President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.
Ky takim pasqyron frymën e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës ndërfetare, vlera që përbëjnë një trashëgimi të çmuar të shoqërisë shqiptare.
📸 Foto dhe informacion: Dioqeza e Rrëshenit.
