Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, jep një intervistë për “Radio-Vatikan”

Mesditën e 29 janarit 2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede, Edmond Brahimaj, priti dhe dha një intervistë për një ekip gazetarësh të ‘Radio-Vatikan’.
Intervista u zhvillua në kuadër të 100 vjetorit të Kongresit të parë bektashian të Prishtës dhe 2 vjetorit të nënshkrimit të marrveshjes “Dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët”, nënshkruar në Abu Dabi, nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al Azharit, Ahmed Al-Tayyib, dokument që nuk është vetëm gur kilometrik në marrëdhëniet e krishtërimit me islamin, por përfaqëson edhe një mesazh me ndikim të fuqishëm në skenën ndërkombëtare. Kjo intervistë u parapri nga një vizitë e hollësishme që bënë gaetarët në mjediset e odeonit, në Selinë e Shenjtë Bektashiane, ku ata ndoqën me interes muzeun, galerinë e artit, ekspozitën e historisë së bektashizmit deh objektet e tjera.
Në intervistë, Kryegjyshi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për historinë e bektashizmit dhe detaje konkrete që lidhen me këtë besim dhe me përpjekjet e Selisë së Shenjtë për forcimin e dashurisë njerëzore, unitetit ndërfetar, pa dallim etnie, feje apo besimi, duke dhënë dhe mesazhet përkatëse.