Bajrami i Madh. Kryegjyshi Botëror Bektashian, pret urimet e personaliteteve të lartë shtetërorë, krerëve të besimeve fetarë, diplomatëve dhe besimtarëve

Ditën e sotme, më datë 13 maj 2022, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në mjediset e Selisë së Shenjtë, urime të shumta nga personalitetet më të lartë të shtetit, ambasadorë e diplomat të përfaqësive diplomatike të akredituar në Tiranë, krerët e besimeve fetarë në Shqipëri, politikanë, faktorë të shoqërisë civile, besimtarë etj….
Ndër të tjerë, Selinë e Shenjtë e vizituan dhe, uruan Kryegjyshin Botëror Bektashian, për Fiter Bajramin, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zj. Juri Kim; ambasadorja e Polonisë në Republikën e Shqipërisë; ambasadori i Republikës së Holandës në Shqipëri; Ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler; Ambasadori i Republikës së Rusisë; Ambasadori i Republikës së Hungarisë; zëvendëskryetari i Bashkisë, Tiranë; Rektori i Universitetit Shtetëror e pedagogë të këtij institucioni; Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha; Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim zj. Monika Kryemadhi etj…
Miqtë e uruan Dede Edmond Brahimajn për Fiter Bajramin, duke vlerësuar punën e rolin tij, për mesazhet e dhëna në vazhdimësi, për më shumë paqe, mirësi, dashuri, unitet e respekt njerëzor, pa dallim race, etnie, ngjyre apo besimi. Ndërkohë, Dede Edmond Brahimaj i falënderoi miqtë për vizitën në Selinë e Shenjtë dhe urimet për Bajramin e Madh, duke i bekuar dhe uruar shëndet për ‘ta e familjet e tyre.