FTESË

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka kënaqësinë t’ju ftojë: ditën e enjte, në datën 22 shkurt 2024, ora 18:00, në ambjentet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në veprimtaritë përkujtimore:

– Me rastin e dhënies së titullit: “Nder i Qarkut të Elbasanit” si dhe 30 vjetori i kalimit nga jeta i baba Sherif Canometaj.
– Përkujtimi i Ditëlindjes së Dede Ahmetit (1916), 108-vjetori.
– Përkujtimi i kalimit nga jeta i Dede Ali Riza (1944), 80-vjetori.

Pjesëmarrja juaj na nderon!