Kamber Ali Dede Baba

Kamber Ali Dede 1869 – 1950
(Në postin e lartë 1944-1945)

Lindi në vitin 1869 në fshatin Pagri të rrethit të Përmetit. U rrit ne mjediset e teqeve bektashiane dhe u vesh dervish nga baba Abedin Frashëri. Dervish Kamberi u aktivizua shumë në Lëvizjen Kombëtare në përhapjen e arsimit shqip në malësi të Skraparit, Kolonjës, Përmetit, Tomoricës dhe sidomos për njohjen e shtetit shqiptar të porsaformuar nga fuqitë e mëdha. Gjatë kohës së anarkisë, të lëvizjes rebele të Haxhi Qamilit, dervish Kamberi shkon në teqenë e Kandijes në Kretë dhe kthehet në atdhe në vitin 1919