Kreu i KMSH-së pret në një takim Kryegjyshin Botëror!

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim urimi kreun e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, H. Dede Edmond Brahimaj.
Dede Edmond Brahimaj i uroi suksese Kryetarit Spahiu në misionin e tij fisnik në shërbim të besimtarëve, atdheut dhe kombit. Gjithashtu ai vlerësoi kontributin e Komunitetit Mysliman në gjithë këto vite, dhe shprehu bindjen së në drejtimin e z. Spahiu institucioni do ta lartësojë edhe më tej traditën shekullore në shërbim të besimit.
Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu e falenderoi Kreun e Kryegjyshatës Botërorë Bektashiane për urimin dhe fjalët miqësore.
Spahiu e siguroi se bashkëpunimi i ndërsjelltë me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane do të jetë i shkëlqyer për t’u angazhuar në respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin në fushat sociale dhe në dialogun aktiv midis komuniteteve dhe mbarë shoqërisë, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave morale, etike dhe kulturore.