KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ, URON AKTORIN RESHAT ARBANA, NË 82-VJETORIN E LINDJES

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, uron aktorin e madh Reshat Arbana, në 82 vjetorin e tij të lindjes. Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.
Ndër të tjera, në këtë mesazh të Dede Edmond Brahimajt, thuhet: “Sot, në këtë ditë të veçantë të 82 vjetorit Tuaj, i lutem Zotit që t’ju japë jetëgjatësi, shëndet, lumturi, për gjithë kontributin dhe përkushtimin tuaj frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik, një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri. Arti juaj brilant, mendimi juaj intelektual e me peshë, kanë rrezatuar e do të rrezatojnë ndër breza finesën, atdhedashurinë dhe identitetin kombëtar shqiptar”. Zoti Ju bekoftë në këtë ditë të shënuar të jetës Suaj! Amin!”.

Përgatiti:
Xhorxhin Çullhaj