KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, PRET PERSONALITETE TË LARTË SHTETËRORË, KRERË TË BESIMEVE FETARE E DIPLOMATË, PËR FITER BAJRAMIN

Fiter Bajrami i këtij viti, që në orët e para të ditës së mërkurë, 10 prill 2024, ashtu si në traditë, solli në Selinë e Shenjtë Botërore Bektashiane në Tiranë, qindra besimtarë për ritet e kësaj dite të bekuar. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, mirëpriti sot, në këtë ditë të veçantë, personalitete të larta shtetërorë, drejtues vendor, ambasadorë, drejtues të besimeve të ndryshëm fetarë, teologë, historianë e studiues, besimtarë dhe dashamirës të shumtë.
Vizitat në Selinë e Shenjtë dhe pritja, vazhdoi deri në orët e vona të kësaj dite.
Miqtë e uruan Kryegjyshin Botëror për këtë festë, ndërsa mikpritësi i falënderoi ata, duke i bekuar e uruar jetëgjatësi, shëndet, paqe, solidaritet, harmoni, unitet vëllazëror dhe besimin tek Zoti, për ditë më të mira në të ardhmen!
Ndër personalitetet që erdhën për të uruar Dede Edmond Brahimajn për Fiter Bajramin, ishin dhe ambasadorë apo diplomatë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë, nga Ambasada e SHBA; ajo e Spanjës; e Holandës; e Greqisë; e Izraelit; Bullgarisë etj. Po ashtu, erdhën për urim, drejtues të Komitetit të Kulteve të Shqipërisë; të OSBE-së; Ministri i Turizmit i Shqipërisë, ish-Presidenti Ilir Meta; deputetë etj…

Përgatiti: Sheldiana AGARAJ-JANO
Fotot: Nuri ÇUMANI