
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me rastin e festave komnbëtare, 28 dhe 29 Nëntorin nëpërmjet një mesazhi, uron dhe bekon të gjithë shqiptarët kudo ku ata punojnë dhe jetojnë, duke bërë apel për më shumë dashuri për vendin, për brezat që punuan e luftuan për Kombin Shqiptar, për më shumë punë e përkushtim, më tepër paqe e dashuri vëllazërore, më tepër harmoni, më shumë solidaritet vëllazëror e njerëzor për besim të palëkundur e adhurim në të Madhin Zot, në mënyrë që të përballohen me efektivitet situatat e vështira që po kalon sot njerëzimi, me synim të një jete më të mirë dhe të begatë për të gjithë njrerëzimin.
Në këtë mesazh të Kryegjyshi Botëror Bektashian, vlerësohet fakti se përkujtimi i këtyre datave të shënuara të kalendarit vjetor, ashtu siç është bërë traitë, shoqëruar me aktivitete të shumta e të larmishme, nga institucionet shtetërore, lokale e shoqërore, në hapësirat mbarëkombëtare shqiptare, nga komunitete shqiptarësh nëpër botë, është një tregues i rëndësishëm e ndjenjë përgjegjësie për vlerësimin e udhës historike të kombit tonë ndër dekada e shekuj, dvlerësimin e sakrificave për lirinë e pavarësinë dhe tregues i përgjegjësisë për rritjen e dashurisë për kombin dhe të Madhin Zot, mëshiruar në devizën e njohur bektashiane, ‘Pa atdhe, nuk ka fe’.
“ … Me rastin e këtyre ditëve të shënuara, 28 dhe 29 nëntor 2026, si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, uroj e bekoj të gjithë besimtarët, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e kudo që jetojnë e punojnë nëpër botë, që të kenë më tepër dashuri vëllazërore, harmoni, mirëkuptim, respekt e unitet, shpresë e besim tek Zoti i Madh, për një jetë më të mirë e më të begatë, në mënyrë që të përballohen me efektivitet situatat e vështira që po kalon sot njerëzimi, me synim të një jete më të mirë dhe të begatë për të gjithë. Duke qenë së bashku, duke predikuar triumfin e së mirës ndaj të ligës, humanen ndaj indiferencës, bashkëjetesën, ne mundemi të përballojmë më mirë problemet dhe të afrohemi gjithmonë drejt të mirës. Përkujtimi i këtyre dy ngjarjeve të shënuara, është një tregues i rëndësishëm e ndjenjë përgjegjësie për vlerësimin e udhës historike të kombit tonë ndër dekada e shekuj, vlerësimin e sakrificave për lirinë e pavarësinë, është njëkohësisht dhe tregues i përgjegjësisë për rritjen e dashurisë për kombin dhe të Madhin Zot. Është e domosdoshme, që veçanërisht në këto dit, të ndërgjegjësojmë veten e të bëjmë apel për të gjithë, që secili, të angazhohet për rritjen e klimës së mirëbesimit e dashurisë së ndërsjelltë njerëzore, forcimin e unitetit, për bamirësi e ndihmë për ata që kanë nevojë, të pastrojmë shpirtrat tanë e familjarëve, të ndalojmë ndasitë, sherret e mëritë, luftërat, të lutemi tek i Madhi Zot që të na ndihmoj në këtë mision të përbashkët…Zoti i Madhërueshëm u bekoftë ju e familjet tuaja! Amin!”– Thuhet në mesazhin e Dede Edmond Brahimajt.
