Mesazh urimi i Kryegjyshit Botëror, për zgjedhjen e Haxhi Bujar Spahiut, Kryetar i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Vëllai im Bujar,
Përmes edicioneve në TV , u njoha me zhvillimet më të fundit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe zgjedhjen Tuaj si Kryetar i këtij Institucioni.
Zoti i Lartë ju ndihmoftë në kryerjen e detyrave për të përmbushur këtë mission fetar dhe fisnik, në dobi të mijëra besimtarëve myslimanë në vendin tonë!
Gjithashtu përmes këtij urimi shpreh bindjen e thellë se midis institucionit Tuaj dhe Selisë së Shenjtë Bektashiane lidhjet dhe bashkëpunimi vëllazëror do të vijnë duke u forcuar sipas modeleve në të mirë të Islamit duke ndikuar edhe në harmoninë dhe dialogun fetar në Shqipëri.
Pranoni vëllai im përgëzimet e mija, me shpresë se do të ecni pa u lëkundur në gjurmët e të parëve tanë, të atyre që nuk i ndanë për asnjë çast mësimet e Zotit nga dashuria për Atdheun.
Zoti ju bekoftë!
Amin!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ