MINISTRI I BRENDSHËM TAULANT BALLA PRET NË TAKIM KRYEGJYSHIN BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE BABA EDMOND BRAHIMAJ

Ditën e sotme, 19 shkurt 2024, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, zhvilloi një takim institucional me Ministrin e Brendshëm z. Taulant Balla. Gjatë këtij takimi, u vu theksi tek bashkëpunimi i frutshëm dhe i vazhdueshëm i këtij institucioni me Selinë e Shenjtë Bektashiane.

Ministri Balla gjatë takimit shprehu gadishmërinë e Ministrisë për mbështetje e ndihmesë sa herë është e nevojshme, për ushtrimin e misionit të Kryegjyshatës në mënyrë paqësore.

Përgatiti:
Xh. ÇULLHAJ