NJOFTIM: 25 vjetori i kalimit nga jeta i Zëvendëskryegjyshit Botëror të Bektashinjve, baba Bajram Mahmutaj

Kryegjyshata Botërore Bektashiane me Seli në Tiranë, bën me dije për besimtarët dhe dashamirësit se me rastin e  25 vjetorit të kalimit nga jeta i Zëvendëskryegjyshit Botëror të Bektashinjve, baba Bajram Mahmutaj, sot, ditën e mërkurë 27 prill 2022, do të bëhet përkujtimi i tij:
-Nga ora 10:00 deri ora 16:00, do të bëhen pritje dhe homazhe në Selinë e Shenjtë-Tiranë.
-Në orën 17:00, në ambjentet e Muzeut të Bektashizmit, organizohet ceremonia e përkujtimit të baba Bajram Mahmutaj.
-Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
-Përshëndetje të tjera.
-Përshëndetje nga të afërmit e familjes.
-Vizita e ekspozitën fotografike ”Jeta dhe vepra e baba Bajram Mahmutaj“.
-Iftar në ora 19:00

Kryegjyshata Botërore Bektashiane