Njoftim

Kryegjyshata Botërore Bektashiane,  Selia e Shenjtë, në Tiranë, me hidhërim të thellë, njofton,  të gjithë  besimtarët dhe klerikët bektashian, e dashamirësit të kudondodhur, se sot, më datën 05 Gusht 2021, kaloi nga jeta, Baba Abdyl Shehaj, lindur në Rabije-Tepelenë 16.05.1948. Baba Abdyli shërbeu në Teqenë e Koshtanit Tepelenë, e më pas në Teqenë e Memaliajt.
Homazhet e nderimit të klerikut Baba Abdyl Shehaj kryhen ditën e sotme, datë 05.08.2021, nga ora 20:00 në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë, Tiranë, deri ditën e nesërme ora 11:00,  datë 06.08.2021.
Ceremonia e varrimit bëhet ditën e nesërme, datë 06.08.2021 , ora 17:00, në fshatin Koshtan Tepelenë.

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
HIRËSIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ