Njoftim

KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE
SELIA E SHENJTË

Tiranë   0 8. 08. 2021

Njoftim          

Të nderuar  klerikë dhe besimtarë të kudondodhur!
Kryegjyshata Botërore Bektashiane me Seli në Tiranë, bënë me dije besimtarët bektashian në mbarë botën, se ditën  e dielë, 8 gusht 2021, pas orës 14.30, fillojnë ditët e zisë së  matemit. Gjatë 10 ditëve, nga data 9 gusht deri 18 gusht 2021, ora 12:00 pëfundon matemi dhe pas orës 12 fillojnë përgatitjet për ashuren, në mjediset e teqeve bektashiane mblidhen së bashku me klerikët edhe myhibët e dashamirësit të udhës sonë, të cilët në vazhdim të traditës, lexojnë dhe kometojnë rreth ngjarjeve të përshkruara në librin ”Kopshti i të Mirëve” (Hadikatus Suada), duke rikujtuar dramën e Qerbelasë.
Gjithashtu, të keni parasysh marjen e masave për tu mbrojtur nga COVID-19.
Ditën e enjte,  19 gusht 2021 organizohet ceremoniali zyrtar i ashures në  Kryegjyshatën Botërore Bektashiane  në Tiranë, më pas vazhdojnë dhe në teqetë e tjera,  deri më 7 shtator 2021.
Sipas kalendarit fillon pelegrinazhi në Sari Salltik dhe Malin e Shenjtë të Tomorrit.
Paçi mirësi dhe dashuri! Paqe dhe vëllazëri!
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj,
Zoti ju bekoftë!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE,
SHENJTËSIA E TIJ,
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ