NJOFTIM. 8-VJETORI I PËRURIMIT TË ODEONIT

Kryegjyshata Botërore Bektashiane me Seli në Tiranë, bën me dije se ditën e nesërme, 7 shtator 2023, do të ketë pritje në kuadër të 8-vjetorit të përurimit të Odeonit. Njëkohësisht, gjatë ditës do të ketë një sërë aktivitetesh. Pas ceremonisë e përshëndetjeve të rastit, në orën 18:00, do të jepet dokumentari “Përurimi i odeonit -7 shtator 2015”;  ekspozita fotografike, vizita në muze, bibliotekë, arkiv etj.
Ju mirëpresim!